Alpet Shqiptare - alpetshqiptare.com
links.gif
Alpet Shqiptare - alpetshqiptare.com
   
MIRËSEVINI NË FAQEN E ALPEVE SHQIPTARE


Je duke e vizituar faqen e Alpeve Shqiptare. Në këtë faqe do të njoftoheni me qëllimet, vizionin, planet dhe zhvillimet e përgjithshme të projektit "Alpet Shqiptare.

Edhe pse faqja për momentin gjindet në fazën e zhvillimit dhe finalizimit të saj, megjithatë mund të gjeni të dhëna dhe shënime të ndryshme të projektit në fjalë.

Projekti ka për qëllim krijimin e një Qendre Turistike, Rehabilituese dhe Skitare në Kosovë, në bjeshkët më të larta të Kosovës, në Gjeravicë, me lartësi prej 2656m. Ideja për realizimin e këtij projekti ka lindur derisa isha në zvicër, pra, që në fundvitet e '80, dhe tani, mendoj se ka ardhur koha për fillimin e realizimit të këtij Projekti. Ekipi jonë është i hapur dhe mirëpret çdo iniciativë të bashkëpunimit me të cilën do të ndihmonim në realizimin e më shpejtë të projektit.

Ju urojmë argëtim dhe shfletim të këndshëm në faqet e Qendrës Turistike!

Me respekt të veçantë,
Alpet Shqiptare, CEO

     
Mediat për Projektin

Prishtinë, 22 janar 2004 - Turizmi Komunës së Deçanit mund t'i kthehet në ditët e ardhshme kur është paraparë që mbrenda disa ditëve të fillojë punën qendra skitare. Projekti i nisur para dy viteve do të fillojë të vihet në jetë në bjeshket e Belegut afër Deçanit, me investim të firmës „Qaza“, e cila vetëm ka filluar të vihet në jetë me vënien e dy teleferikëve dhe skiashensorit, ndërsa që për më vonë ka paraparë të ndërtohen objektet... më shumë...

R Ë N D Ë S I A

Deçani me rrethinë shtrihët në sipërfaqe prej 371 km2, shtrihet në perëndim të Kosovës, në një konfiguracion të lërmishëm natyror. Ka afro 65000 banorë. Në shtrierjen gjeografike të Deçanit mbizotëron klimë e butë me ndikim mesdhetar. Në viset malore dhe kodrinore ekziston klimë e përshtatshme për zhvillimin e Turizmit Veror dhe Turizmit Dimëror. Te disa nga këto male, majat e tyre janë shkëmbore dhe pa vegjetacion, por nga pasuria dhe llojllojshmëria me elemente estetiko-dekorative siq janë: pyjet, kullosat, liqenet etj. Këto karakterizohen me pamje të mrekullueshme nga majat e larta, e që veqohen për shembull: Gjeravica, Bjeshka e Belegut etj.. më shumë...

 
Alpet Shqiptare - alpetshqiptare.com

  All rights reserved. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara - N.SH.H. Alpet Shqiptare - alpetshqiptare.com
is a part & project of: Qaza Group  -  D e ç a n  1 9 8 9  -  2 0 0 4